Tiranë – Edi Rama, në numërimin e mbrëmjes, e ka lënë përfundi kundërkandidatin Lulzim Basha, me 557 vota më shumë.
Rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në disa bashki të vendit, deri në orën 20:15 janë, si më poshtë:
Bashkia TIRANË
Janë numëruar 259 kuti votimi nga 485 të tilla Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha – 65.203 vota
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama – 65.760 vota
Bashkia DURRËS
Janë numëruar 63 kuti nga 165
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Ferdinand Xhaferraj – 12.492 vota Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Vangjush Dako – 13.111 vota
Bashkia LUSHNJE
Janë numëruar 60 kuti nga 64
Kandidati i “Aleanca për Qytetarin”, Albert Sanxhaku – 7449 vota Kandidati i “Aleanca për të Ardhmen”, Fatos Tushe – 10.922 vota
Bashkia FIER
Janë numëruar 76 kuti nga 83
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Baftjar Zeqaj – 14.574 vota
Kandidati i “Aleanca për të Qytetarin”, Ilir Bele – 10.761 vota
Bashkia KORÇË
Janë numëruar 45 kuti nga 62
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Niko Peleshi – 11.434 vota
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Andrea Mano – 9847 vota
Bashkia SHKODËR
Janë numëruar 36 kuti votimi nga 95
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lorenc Luka – 7946 vota Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Genc Uruçi – 4684 vota
Bashkia GJIROKASTËR
Ka përfunduar procesi i numërimit
Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Flamur Bime – 6646 vota Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Genc Sinoimeri – 5177 vota
Bashkia POLIÇAN
Ka përfunduar procesi i numërimit
Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Adriatik Zotkaj – 1794 vota Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Çaush Qato – 1763 vota.
Tuesday, 10 May 2011 20:53