Tiranë – Numërimi i votave në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve në Shqipëri, po vazhdon. Ndërkohë, ky institucion ka publikuar për herë të dytë rezultatet e numërimit gjatë zgjedhjeve. Deri në momentin kur po raportojmë, rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në disa bashki të vendit, sipas votave të numëruara, janë këto:
Bashkia TIRANË
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha – 45.8%
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama – 53.62%
Bashkia VLORË
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Ardian Kollozi – 43.47% Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Shpëtim Gjika – 56.53%
Bashkia BERAT
Kandidati i “Aleanca për të Ardhmen”, Fadil Nasufi – 50.51% Kandidati i “Aleanca për Qytetarin”, Ilir Decolli – 49.49%
Bashkia FIER
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Baftjar Zeqaj – 58%
Kandidati i “Aleanca për të Qytetarin”, Ilir Bele – 41%
Bashkia KORÇË
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Niko Peleshi – 56.31%
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Andrea Mano – 43.69%
Bashkia LEZHË
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Viktor Tushaj – 49.98% Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Gjok Jaku – 50.02%
Bashkia GJIROKASTËR
Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Flamur Bime – 54.11 % Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Genci Sinoimeri – 43.61 %
Bashkia ELBASAN
Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Qazim Sejdini -59.9%
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Durim Hushi – 40.01 %
Bashkia BAJRAM CURRI shpallet fitues kandidati i PD-së, Agron Demushi me 2110 vota.
Bashkia POGRADEC
Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Artan Shkëmbi – 58.25%
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Luan Topçiu – 41.75%
Monday, 09 May 2011 12:52