Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 10:38

Përmet – Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Përmetit, që përfshihet në KZAZ-në nr. 27.

Kryetari i kësaj KZAZ-je, Zenel Jaçe, tha për ATSH-në se kandidati i koalicionit “Aleanca për të ardhmen”, për bashkinë e Përmetit, Gilberto Jaçe, ka fituar 2150 vota kundrejt 1811 vota të kandidatit Kujtim Hoxha, i “Aleancës për qytetarin”, i propozuar nga LSI.

Jaçe tha se procesi i numërimit të votave shkoi normalisht.

Në KZAZ-në nr 27 të Përmetit janë në proces numërimi edhe kutitë e votave të 9 njësive vendore, një për bashkinë e Këlcyrës, dhe të tjerat për komunat.

Në votimet e ditës së dielë në KZAZ-në nr. 27 morën pjesë në votime mbi 50 për qind e 23 mijë votuesve të regjistruar në listat e votimeve.