Tiranë – Rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në disa bashki të vendit, deri në ora 10:30 janë si më poshtë vijon:
Bashkia Tiranë – Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha ka 5117 vota.
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Edi Rama ka 5943 vota.
Kandidati Hysni Milloshi i Partisë Komuniste 65 vota.
Bashkia Vlorë – Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Ardian Kollozi – 3305 vota
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Shpëtim Gjika – 4104 vota.
Bashkia Berat – Kandidati i “Aleanca për të Ardhmen”, Fadil Nasufi – 696 vota,
Kandidati i “Aleanca për Qytetarin”, Ilir Decolli – 682 vota.
Bashkia Fier – Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Baftjar Zeqaj – 3368 vota,
Kandidati i “Aleanca për të Qytetarin”, Ilir Bele – 2375 vota .
Bashkia Korçë – Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Niko Peleshi – 1753 vota,
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Andrea Mano – 1604 vota.
Bashkia Lezhë – Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Viktor Tushaj – 2809 vota,
Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Gjok Jaku – 2553 vota.
Bashkia Kamëz – Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Qytetarin”, Xhelal Mziu – 2971 vota,
Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Rakip Suli – 1963 vota.
Bashkia Sarandë – Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Stefan Çipa – 3251 vota,
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Edmond Gjoka – 2198 vota.
Monday, 09 May 2011 09:05