Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 07:18

Vlorë – Kryeministri Sali Berisha mori pjesë mbrëmë në mitingun elektoral të prezantimit të kandidatit për bashkinë e Vlorës, Ardian Kollozi.

Kandidati demokrat deklaroi se Vlora aktuale nuk është qyteti që meritojnë vlonjatët. Kollozi ftoi kundërshtarin e tij të respektojë garën ndërsa shprehu bindjen se Aleanca për Qytetarin do të fitojë në Vlorës pasi ka prezantuar programin më të mirë.

E më konkretisht Kollozi premtoi se brenda 4 muajsh pas marrjes së mandatit do të ndërtojëe ujësjellësin e qytetit, do të hartohet plani urbanistik dhe do të heqë nocionin e betoni duke e zënvendësuar atë me hapësira të gjelbërta.

Më pas fjalën e mori lideri i mazhorancës, kryeministri Sali Berisha, i cili shprehu mirënjohjen ndaj qytetarëve vlonjatë për pjesmarrjën e gjërë në mitingun elektoral.

Berisha ftoi qytetarët e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë që të votojnë Aleancën për Qytetarin, alternativë e cila tha ai ka vend për të gjithë dhe nuk përjashton askënd.