Shkodër – Pesë persona, me banim në fshatin Shirq, të komunës së Dajçit të Bregut të Bunës, në rrethin e Shkodrës, do të ndiqen penalisht për veprën “dëmtime të tjera me dashje”, pasi prishën një tubim elektoral dhe goditën dy persona.
Sipas zëdhënëses së policisë së Shkodrës, Fatbardha Çelepia, shtetasit Gentian Palaj, 34 vjeç, Florjan Palaj, 23 vjeç, Marjan Palaj, 33 vjeç, që të tre vëllezër, si dhe dy kushërinjtë e tyre, Emiljan Palaj, 33 vjeç dhe Salvador Palaj, 53 vjeç, që të pestë banorë të komunës Dajç, kanë tentuar të prishin një takim elektoral të organizuar në qëndër të komunës nga kandidati për kryetar komune i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Arben Gjuraj, banues ne fshatin Dajç, si dhe kanë goditur përfaqësuesin e stafit të tij elektoral, 20 vjeçarin Admir Shabani, banues në fshatin Shirq të kësaj komune.
Çelepia tha se “në lidhje me këtë rast u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të personave të mësipërm, i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Monday, 02 May 2011 14:32