Lajme Shqip Sunday, 01 May 2011 15:12

Tiranë – Koalicioni i vëzhguesve vendorë publikoi sot raportin e dytë të monitorimit të realizuar nga koalicioni vëzhguesve vendorë për zgjedhjet e 8 majit.

Raporti i vëzhguesve vendore tërheq vëmendjen se listat e zgjedhësve janë vendosur në vende jo të sigurta, duke sjellë dëmtimin e tyre, ndërsa ka një angazhim të administratës lokale dhe qëndrore në aktivitet elektorale.

Raporti që monitoron periudhën prej datëa 6 prill deri në datën 26 prill vëren se ka pasur një sërë incidentesh elektorale, si dhe nuk ka pasur në këtë fushatë një përballje mediatike mes kandidatëve të bashkive apo edhe komunave.