Tiranë -Në çelje të fushatës elektorale në qytetin e Korçës, Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, shpalosi përpara simpatizantëve të partisë së tij në qytetin juglindor, programin për zhvillimin e këtij qyteti, duke e vlerësuar atë si qendër e patriotizmit shqiptar.
Përpara mbështetësve të kësaj partie në Korçë, ku shpalosi platformën ekonomike të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Untiet, Idrizi deklaroi se Korça duhet të kthehet në një nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore të rajonit tonë, pasi ka të gjitha elementet e nevojshme.
Idrizi tha se “Korça ka traditën e punës, të qytetërimit, të grumbullimit të kapitalit, të industrive të vogla prodhuese, të artizanatit, të arësimimit cilësor. Dhe në këtë zhvillim, fjala kyçe është patriotizëm. Të duash Shqipërinë, të duash Korçën, të duash flamurin – kjo është motoja e PDIU-së”.
Idrizi reagoi për incidentin e një dite më parë për ndalimin e të moshuarve çamë në kufirin shqiptaro-grek, ndërsa deklaroi se në rast se do të përsëriten incidente të këtij lloji atëherë do të vijohet me protesta masive dhe me bojkotim të produkteve greke.
Gjatë këtij takimi u prezantua edhe kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për bashkinë e Korçës, Andrea Mano, i cili premtoi shndërrimin e Korçës në një qytet me infrastrukturë evropiane.
Tuesday, 26 April 2011 05:15