Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 06:58

Tiranë – Edi Rama kryetar i Bashkisë së Tiranës, kandidat dhe kryetar i PSSH-së, ka marrë një pushim të shkurtër në fushatën e ngjeshur elektorale, ku ai duhet të garojë edhe vetë e njëkohësisht duhet të japë mbështetjen për kandidatët socialistë.

Rama ka përzgjedhur të zhvillojë një ndeshje basketbolli me bashkëpunëtorët e tij në fushat pranë stadiumit Dinamo dhe ka treguar se nuk e ka humbur gjuajtjen e tij, pasi ndërsa vlen të theksohet se në rininë e tij lideri socialist ka qenë pikërisht basketbollist i skuadrës së Dinamos.