“Prerja” e madhe e tokës i ka habitur njerëzit, por për këtë ndodhi ka një shpjegim shkencor.
Një çarje e madhe e tokës është shfaqur në malet Bighorn të Wyoming, SHBA.
Çarja e madhe i ka habitur disa gjahtarë, të cilët ishin mahnitur nga çarja që kishte ndodhur brenda javës.
Fotografitë e kësaj çarje janë shpërndarë në Facebook duke bërë që shumë njerëz të mos e besojnë atë që shihnin.
Shfaqja e kësaj ‘humnere’ mendohet të ketë ndodhur si pasojë e forcave natyrore, dhe jo për shkak të ndonjë efekti artificial, transmeton lajmi.net.
Pasi të gjithë mësuan për këtë çarje, disa inxhinierë shkuan poshtë për ta vështruar atë.
Monday, 02 November 2015 14:59 

