Zyrtarë të lartë rusë, të cilët janë përfshirë në hulumtimin e rrëzimit të aeroplanit rus, në Egjipt, kanë thënë se ka fakte që aeroplani ishte ndarë përgjysmë, gjatë kohës sa ishte duke fluturuar.
Viktor Sorochenko, drejtues i Komitetit ndërshtetëror të Aviacionit të Rusisë, ka thënë se “avioni ishte ndarë në mes të ajrit dhe pjesët e saj janë të shpërndara mbi një zonë të madhe prej rreth 20 kilometra katrorë.”
Ai ka thënë se është shumë herët të pohohet se çfarë e ka shkaktuar këto aksident.
Aeroplani i kompanisë Kogalymavia ka qenë duke fluturuar nga Sharm el-Sheiku në Shën Petersburg.
Është konfirmuar se të 224 personat ,përfshirë këtu 24 fëmijë, kanë humbur jetën.
Ministria ruse për Situata Emergjente është duke planifikuar bartjen e 144 trupave të viktimave, të cilat kanë arritur në Shën Petersburg, për ta bërë identifikimin e tyre.
Monday, 02 November 2015 11:26