Lajme Shqip Saturday, 31 October 2015 09:48

Çmimi Nobel i dhënë në vitin 1963 profesorit nga Kembrixhi, për punën revolucionare të sistemit qendror nervor është shitur në një ankand në Los Anxhelos për afër 800 mijë dollarë.

Siç raporton AFP çmimin prej afër 23 karat ari, që i është dhënë fiziologut Alen Llojd Hoxhkin(1914-1998) e ka blerë një koleksionist anonim.

Çmimi fillestar i medaljes që në njërën anë e ka të gravuar figurën e Alfred Nobel dhe anën tjetër emrin e laureatit dhe vitin kur i është dhënë ka qenë 450 mijë dollarë.