Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjet e kontestuara nga opozita, të nënshkruara me Serbinë dhe Malin e Zi.
Kështu ka deklaruar këshilltarja e saj, Garentina Kraja në Zona e Debatit në Klan Kosova.
Ajo tha se tashmë janë duke u shikuar edhe finesat e fundit dhe se nesër do i dërgojnë në kushtetuese.
Megjithëse pati me vete dokumentin, ajo tha se nuk mund ta publikojë në kamera ngase së pari duhet të dorëzohet zyrtarisht.
Ky vendim i Presidentes ka ardhur si propozim i saj për daljen nga kriza politike, pas takimeve që shefja e shtetit ka zhvilluar me udhëheqësit e partive politike.
Thursday, 29 October 2015 21:25