Aktori amerikan Brad Pitt ka lavdëruar aftësitë regjisoriale të gruas së tij Angelina Jolie, duke thënë se atij i është dukur shumë seksi në punën e saj për filmin “By the Sea”.
Ylli 51-vjeçar, i cili luan rolin e burrit të Joliet në filmin që e shkroi dhe e realizoi ajo, ka thënë se i pëlqeu fort puna me regjisoren Jolie.
“Jam i befasuar se si më ka pëlqyer puna nën regjinë e gruas sime”, ka thënë Pitt për revistën “V Magazine”. “Ajo është e vendosur dhe mund të them se është seksi në punën e saj. I besoj asaj me tërë jetën time”, transmeton Koha.net.
Jolie dhe Pitt para një dekade realizuan filmin e famshëm aksion “Mr and Mrs Smith”.
Thursday, 29 October 2015 19:19