Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 10:12

Angazhimet e shumta të Rita Orës bëjnë që ajo të mos gjej shumë kohë për shoqëri e ata që i ka pasur edhe mund të largohen nga miqësia pasi që gjatë gjithë kohës është në udhëtime.

Por është dikush që nuk e lë vetëm për asnjë moment, madje as rrugëtimet e shpeshta që merr.

Bëhet fjalë për mikun e Ritës, Kyle Devolle i cili gjatë gjithë kohës është përkrah Orës madje ai ishte prezent edhe në dasmën e mbajtur në Prishtinë.

Për prezencën e tij Rita e ka falënderuar publikisht përmes llogarisë së saj në Instagram duke shkruar: “Personi i vetëm që nuk më ka braktisur”.