Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 13:24

“Emigrantët, samiti BE. Ekziston rreziku i një rruge të re Shqipëri- Itali” është artikulli i të përditshmes italiane “La Republica” ku ka përcjellë një informacion konfidencial të marrë nga burime të Bashkimit Evropian mbi rrezikun e hapjes së një rruge të re të trafikut të emigrantëve nga Shqipëria drejt Italisë.

 “Zgjidhje të përbashkëta në shenjë të solidaritetit europian e përgjigje konkrete nga ana e vendeve të BE e ekstra komunitare për t’i bërë ballë krizës së emigrantëve. Takimi i Brukselit përpiqet t’u gjej një sintezë kërkesave të vendeve që gjënden përgjatë rrugës Ballkanike. Në samit u shfaq preokupimi i BE se skafistët mund të hapin këtë dimër një rrugë të re trafikimi mes Shqipërisë e Italisë, nëse kufijtë ballkanikë të BE do të jenë të mbylluara nga kontrollet e shumta. E referon këtë fakt një burim i BE në prag të mini samitit ku mori pjesë dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Ky preokupim ka shtyrë liderët e pranishëm të vendosin shtimin e kontrolleve në rrugët tokësore mes Greqisë e Shqipërisë. Një rinisje e fluksit të emigrantëve nga Shqipëria drejt Italisë do të thotë një rikthim në të kaluarën, 20 viet pas kur gomonet e anijet e shqiptarëve kapërcenin 50 miljet e Detit Adriatik për t’i shpëtuar kaosit në të cilin kishte hyrë vendi pas rrëzimit të regjimit komunist”, shkruan “La Republica”.