Adele është ne qendër të vëmendjes që prej publikimit të këngës së saj të fundit “Hello”.
Kështu shkruan perezhilton.com, një prej portaleve më të mëdha të showbiz – it në Amerikë.
Sipas tyre, këngëtarja britanike ka rrëmbyer si dikur vëmendjen e mediave dhe fansave në të gjithë botën.
Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë këngëtarja në një farë mënyre, ku nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ka lajmëruar rreth intervistave të ndryshme apo daljet në kopertina revistash për muajt në vijim.
E fundit është kjo foto, ku në një postim në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja 27 – vjeçare njofton ndjekësit se do të jetë në kopertinën e radhës së revistës i – D.
Më 20 nëntor 2015 në treg do të dalë edhe albumi i tretë i Adele, “25”, që rikthen këngëtaren pas 3 vitesh larg skenës dhe që pritet të ketë sukses të padiskutueshëm.
Monday, 26 October 2015 10:05