Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se qeveria e Sirisë është e gatshme të bashkëpunojë me grupet rebele, që janë të gatshme të luftojnë kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS).
Putin ka thënë se ka pyetur presidentin sirian Bashar al-Assad se si e vlerëson ai një veprim të tillë.
“Ai është përgjigjur pozitivisht” ka thënë Putin në një konference, me personalitete të huaja, në jug të Rusisë.
“Ne jemi duke e menduar këtë dhe do të mundohemi të zbatojmë,” ka shtuar ai.
Putin ka apeluar tek grupet kurde qe t;i bashkohen qeverive te Sirisë dhe Irakut, në luftë kundër IS
Megjithatë grupet rebele në Siri, kanë kërkuar largimin e Assadit nga pushteti, si kusht për fillimin e negociatave për të gjetur zgjidhje politike në Siri.
Friday, 23 October 2015 10:55