Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, e ka konsideruar edhe një sukses të radhës për Kosovën, miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga Këshilli i Bashkimit Evropian.
Sipas tij ky miratim jep dritën jeshile për nënshkrimin e MSA-së me 27 tetor në Strasburg duke hapur kështu një kapitull të ri në procesin e integrimit evropian të vendit tonë.
“Pas fitores në bordin ekzekutiv të UNESCO-s dje, Kosova sot korr një tjetër fitore në arenën ndërkombëtare duke siguruar miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Ky miratim jep dritën jeshile për nënshkrimin e MSA-së me 27 tetor në Strasburg duke hapur një kapitull të ri në procesin e integrimit evropian të vendit tonë”, shkruan Thaçi në Facebook.
Thursday, 22 October 2015 14:47