Për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, do të votohet në Konferencën e Gjenerale të kësaj agjencie e cila mbahet nga 3 deri më 18 nëntor.
Ndërkohë sot në Paris, Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s me 27 vota pro, 14 kundër dhe 14 abstenuan, ka aprovuar rekomandimin për pranimin e Kosovës në UNESCO. Votimi i radhës pritet të ndodhë gjatë Konferencës Gjenerale të UNESCO-s.
Vendimi për anëtarësim merret me 2/3 e votave ndërkohë që të drejtë vote kanë 195 vende anëtare të UNESCO’s ndërsa Kosovën e kanë njohur 111 prej tyre e 84 tjera jo. Votimi për Kosovën është mbajtur prapa dyerve të mbyllura ndërkohë që mbledhja fillimisht është ndërprerë pasi kanë është kërkuar pauzë nga Rusia dhe Kuba.
Wednesday, 21 October 2015 17:50