Rita Ora këngëtarja me origjinë shqiptare, përveç muzikës ka pasion edhe stilimin.
Së fundmi, Rita ka treguar për fansat e saj koleksionin e ri të krijuar nga ajo në bashkëpunim me firmën prestigjioze të veshjeve, Adidas.
Marka e njohur sportive Adidas ka pëlqyer krijimet e Orës, pasi shumë shpejt pas koleksionit të fundit, Rita ka bërë koleksionin e ri “Planetary Power” (Fuqia Planetare), transmeton kp.
Gjyqtarja e “X Factor” ka realizuar edhe një set fotografik për të promovuar veshjet e saj. Fotot do të bëhen publike në muajin nëntor. Me sa duket bashkëpunimi mes Ritës dhe Adidas-it do të vijojë gjatë.
Wednesday, 21 October 2015 09:15 

