Në vetëm tri ditë, mbi 10 mijë islandezë kanë firmosur një peticion që bën thirrje për lejimin e një familjeje shqiptare që të lejohet të qëndrojë në vendin e tyre. Peticioni, “Let dhe Albanian Telati family settle in Iceland” nisi tri ditë më parë nga gazetari dhe shkrimtari, Illugi Jokulsson.
“Ne, nënshkruesit nuk e kuptojmë pse familja Telati me pesë pjesëtarë nga Shqipëria nuk lejohet të qëndrojë këtu. Ne kërkojmë sa më urgjentisht të jetë e mundur që Drejtoria e Emigracionit të ndryshojë vendimin për dëbimin e familjes”, lexohet në tekstin e peticionit.
Pak pasi Drejtoria e Emigracionit nuk kishte regjistruar fëmijët në shkollë, ajo dha njoftimin për refuzimin e kërkesës për azil për familjen Telati.
Sipas autoriteteve islandeze, familja shqiptare nuk është përballë ndonjë rreziku imediat në Shqipëri edhe pse babai i kryefamiljarit Hasan Telati ka qenë figurë e njohur e Partisë Komuniste.
Kjo sipas familjes e ka bërë jetën e dyte mizerabël në periudhën post komuniste, ku ata janë përjashtuar nga shoqëria. Madje në drejtim të banesës së tyre ka pasur dhe të shtëna me armë.
Tuesday, 20 October 2015 13:59