Lajme Shqip Tuesday, 20 October 2015 23:25

Këngëtarja, e cila solli ditë më parë këngën “Knocks me” në bashkëpunim me Out Franques ft. Fatman Scoop, që në ditën kur doli kënga, nuk mori shumë vëmendje, për shkak të ardhjes së Rita Orës në Prishtinë. Altuna Sejdiu ka befasuar me fotot e fundit.

Vajza, e cila vjen nga një histori e mbyllur me reperin Cozman, ka dashur që të vijë shumë seksi në këto foto të realizuara nga fotografi i ri nga Kosova, Bled Zhegrova, madje për t’u rritur e për t’u dukur e gjatë, ajo përdor edhe taka shumë të larta.

Një tjetër gjë që është komentuar jo shumë mirë nga ana e ndjekësve është se ajo është transformuar shumë me fotoshop dhe duket se ajo është femra më e përkryer në botë, falë ndërhyrjeve në fotografi, ku shpeshherë në disa prej tyre, nëse nuk e lexojmë lart se shkruhet Tuna, nuk mund ta dallojmë nëse është ajo. Tuna, natën kur startoi spektakli i kërcimit “Dancing with the Stars”, ka ironizuar me këtë status: “Wow, sonte fillonka spektakli Dancing with the Stars. Trust me, ajo që ndodh prapa kuintave është spektakël shumë, shumë më i madh. Ju uroj ‘marrëveshje’ të mbara!”.