Lajme Shqip Tuesday, 20 October 2015 15:14

“Janë do fjalë që nuk po muj m’i thanë”, është njëri prej vargjeve që mbetet në kujtesën e atyre që më 2009 e patën këngë të preferuar “Amanetin e Clownit”.

Pesë vjet më vonë, “trojanët” kanë vendosur t’i thonë fjalët që s’i kishin thënë atëherë. I kanë përthekuar në 9 këngët e reja të albumit të ri.

Rock – bendi kosovar “Troja” veçse e ka finalizuar punën për albumin e tretë që pritet të dalë në fund të tetorit, eventualisht në fillim të muajit nëntor. Një koncert në Zürich të Zvicrës do të testojë audiencën. Promovimi i albumit të tretë – që vjen pas “People” (i realizuar më 2003) dhe “Amaneti i Clownit” (2009) – do të vazhdojë me 12 koncerte nëpër qytetet shqiptare.

Bujar Berisha, frontmen i “Trojës”, ka thënë se “Albumi ka tema sociale, por të fushave të ndryshme.

Teksa i quan protestë 9 këngët e reja të padëgjuara ende në publik, Berisha thotë se edhe ky është misioni i “Trojës”./koha/