Djaloshi 6 vjeçar aksidentalisht e ka vrarë vëllanë e vet kur ata po luanin ‘hajna polic’ duke e përdorur armën e babait të tyre.
Eian Santagio, 3 vjeçar, kishte vdekur pasi që vëllai i tij 6 vjeçar e kishte gjuajtur me revole.
Djemtë e kishin gjetur armën mbi frigorifer, e cila kishte qenë e mbështjellur me një palë pizhame, transmeton lajmi.net.
Policia ka deklaruar se 6 vjeçari e kishte goditur Eianin në fytyrë duke e lënduar në mënyrë fatale.
Eian kishte vdekur më vonë në spital, ndërsa babai i tij Michael, 25 vjeçar, është akuzuar për rrezikim të fëmijëve pasi që ai e ka ruajtur armën në një vend ku ata lehtë kanë mundur të kenë qasje tek ajo armë.
Michael Santagio, thuhet se e ka blerë revolverin Smith & Wesson të kalibrit .32 në rrugë dhe ia ka treguar djalit të tij 6 vjeçar vetëm një javë para aksidentit.
Santagio, menaxher i një restauranti për pica, ka deklaruar për Policinë se si një ish anëtar i bandës së gangsterëve ‘Kobrat Spanjolle’ është ndjerë në rrezik dhe ka pasur nevojë që ta mbrojë familjen e tij.
Edhe autoritetet kanë deklaruar se arma është blerë për vetëmbrojtje pasi që Santagio e kishte ‘spiunuar’ një shok të bandës në gjyq.
Policia tani janë duke provuar ta gjurmojnë armën.
Inspektori Garry McCarthy ka thënë se blerja e armëve ilegale ka qenë shkaktar i shumë aksidenteve për shumë vite.
Ai ka thënë: “Është shumë e thjeshtë. Nëse ajo armë nuk do të ishte në atë shtëpi, ai fëmijë do të ishte gjallë sot. Ne këtë e shohim duke ndodhur thuajse çdo ditë.”
Ai gjithashtu ka shtuar se Policia ka kapur më shumë armë ilegale në Chicago sesa në çdo qytet tjetër të SHBA-së.
Më shumë se 5,500 armë ilegale janë konfiskuar në Chicago vetëm këtë vit.
Tuesday, 20 October 2015 11:55