Lajme Shqip Tuesday, 20 October 2015 08:08

Nxjerrja e rregullave për zhvillimin e procedurave para Gjykatës Speciales, por edhe për trajtimin e dëshmive, ka mbetur peng i lidhjes së marrëveshjes për vendin nikoqir të kësaj gjykate, për çka autoritetet e Kosovës dhe ato të Holandës janë duke realizuar negociata.

Prishtina zyrtare po e mban fshehtë gjithë këtë proces, por Bashkimi Evropian ka konfirmuar se bisedimet janë në zhvillim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nëpërmjet një përgjigjeje të shkruar, Zyra e BE-së në Kosovë ka konfirmuar se vazhdon të ofrojë asistencë në procesin e përgjithshëm të krijimit të Speciales. /koha/