Lajme Shqip Monday, 19 October 2015 12:58

Tre liderët e partive opozitare, VV, AAK e Nisma për Kosovën, kanë vendosur t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Presidentes për dialog

Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj do të shkojnë së bashku nëpër këto takime.

Lajmin e ka bërë të ditur në një bisedë për Gazetën Express, Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, i cili ka thënë se meqenëse kërkesat janë të përbashkëta dhe bëhet fjalë për një opozitë të bashkuar e jo për parti të ndara politike, të tre liderët e VV’së, AAK’së, e të Nismës do të shkojnë në takime të përbashkëta me Presidenten.

.“Duke pasur pasur parasysh se kërkesat janë të përbashkëta, tre liderët e partive të opozitës do të shkojnë në takim te presidentja së bashku. Tashmë kemi të bëjmë me një opozitë të bashkuar, jo me parti të ndara politike”, ka thënë Bilall Sherifi për Gazetën Express.

Sot presidentja e Kosovës, i ka ftuar për dialog vec e vec të gjithë liderët e partive parlamentare. Ndërsa në mëngjes është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.