Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga ka thirrur liderët institucionalë në një takim që ka për qëllim tejkalimin e bllokadës në Kuvend.
Takimi pritet të nis pas pak në zyrën e Shefes së Shtetit. Burime të Gazetës Express thonë se ende nuk dihet nëse Kryeministri Isa Mustafa do të shkojë në këtë takim.
“Kryeparlamentari ka konfirmuar ftesën, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse do të shkojë në takim edhe Kryeministri”, ka thënë një burim i Gazetës Express.
Ndryshe, javën e kaluar Mustafa ka mbajtur një takim me Presidenten, e ku u diskutua mundësia e tejkakimit të situatës pas bllokadës fizike që Opozita po ia bën Parlamentit.
Monday, 19 October 2015 11:04