Lajme Shqip Monday, 19 October 2015 09:42

Ajo është më të vërtetë krenare për prejardhjen e saj.

Kështu e nis shkrimin e tij Daily Mail për Rita Orën e cila gjatë këtij muaji ishte prezente në një dasëm në vendlindjen e saj.

Gjyqtarja e X Factor Rita Ora ka gjetur pak pushim nga agjenda e saj e ngjeshur për të ndjekur dasmën e një çifti të cilët ajo i ka miq dhe e cila është mbajtur në vendlindjen e saj, Kosovë.

Bukuroshja 24 vjeçare, ka shkëlqyer në një fustan të kuq në dasmën e miqve të saj Arlit Kastrati me Filiz Salihu, në fillim të këtij muaji, shkruan Daily Mail

Fotografitë që ka postuar Daily Mail, janë ato që kanë postuar edhe mediat e Kosovës nga atmosfera e dasmës në të cilën Rita ishte prezente, ku ajo shihet duke vallëzuar madje edhe mbi tavolina.