Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) që drejtohet nga Mursel Rraci, po bën të pamundurën që tenderin për ofrim të shërbimeve ajrore të ia jap konsurciumit “Altavia Travel” & As Travel Club”, edhe pse Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), e cila drejtohet nga Hasan Preteni, përmes një opinioni ka kërkuar anulimin e këtij procesi për shkak të shkeljeve të shumta që janë evidentuar gjatë procesit, e si për çudi janë legalizuar edhe nga eksperti Shqyrtues i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) Visar Basha.
Bazuar në komunikimet e brendshme të siguruara nga gazeta, shihet qartë se stafi profesional i AQP-së ka kërkuar nga drejtori Rraci, por edhe nga OSHP-ja që të anulohet ky proces, por që të dyja palët në mënyrë kategorike kanë kundërshtuar një gjë të tillë.
Së fundit edhe Agjencia Kundër Korrupsionit, iu është drejtuar me një kërkesë të tillë për herën e dytë, por asnjëra palë nuk e kanë përfillur atë.
“Vendimet e OSHP-së Agjencia i shqyrton në rastet kur ka dyshime për korrupsion dhe nëse pas përfundimit të procedurave hetimore paraprake konstatohet se ka të dhëna të mjaftueshme apo/ dhe dyshim të arsyeshëm se rasti mund të përbëj vepër penale, Agjencia ia përcjell rastin prokurorisë kompetentë”thuhet në përgjigjen që shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit Hasan Pretenit i ka dërguar Mursel Rracit, dhe bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit: Hysni Hoxhës, Tefik Sylejmanit dhe Ekrem Salihut.
7 mijë euro një biletë
Por, burime të besueshme të gazetës më tëj bëjnë të ditur se kompania “Altavia Travel” e cila është pjesë e konsurciumit në fjalë është dyke u hetuar rreth skandalit me ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ku kjo kompani ia ka shitur një biletë për 6,843 euro.
Në raportin e auditorit për ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për vitin që lam pas thuhet se
UA 2004/07 rregullon çështjen mbi udhëtimet zyrtare që i realizojnë shërbyesit civil me qëllim të përdorimit sa më ekonomik dhe efikas të mjeteve financiare. Gjithashtu, ky UA e specifikon klasën ekonomike të udhëtimit me aeroplan.
“MTI, ka devijime nga këto procedura pasi që në një rast ka paguar biletën e udhëtimit të klasës biznes për Japoni në vlerë prej 6,843€. Pagesat e biletave të klasit biznes, jo në përputhje me udhëzimin administrativ, kanë rezultuar në shfrytëzim jo ekonomik të buxhetit të MTI-së. Ministrja duhet të ushtrojë më shumë kontrolle për të siguruar se biletat rezervohen vetëm nga klasa e lejuara të udhëtimeve dhe se para shpenzimit të parasë publike bëhet hulumtimi i mjaftueshëm i tregut për t‟i arsyetuar pagesat e bëra”thuhet në raportin e auditorit
Shkelje të rënda të ligjit
Para pakë ditësh gazeta ka raportuar se Agjencia Kundër Korrupsionit ka dalë me një raport ku ka gjetur shkelje të rënda që janë zhvilluar gjatë këtij procesi të prokurimit, ku dhe rekomandon që i njëjti të anulohet.
“Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit operatori ekonomik i cili është shpërblyet me kontratë është i papërgjegjshëm dhe ka ofruar tender të pazbatueshëm, pasi që ka ofertuar me çmim të primit jo-normalisht të ulët dhe në rast se një kontratë e tillë do të ekzekutohej atëherë ekziston rrezik real që Autoritetet Kontraktuese që janë pjesë e kësaj kontrate të paguajnë çmim shumë të larta, pasi që në bazë të këtij primi që ka ofruar Operatori Ekonomik i rekomanduar për kontratë e që le potencial shumë të madh që Autoriteteve Kontraktuese tu shiten bileta për udhëtime me çmime më të larta se sa vlera reale e tregut në mënyrë që operatori ekonomik t’i mbuloj shpenzimet e veta dhe të realizoj fitimin e vet nga kjo kontratë”thuhet në rekomandimin e AKK-së drejtuar AQP-së.
Më tej thuhet se AKK-ja pasi ka analizuar me kujdes tërë dokumentacionin e tenderit ku dhe konstaton se asnjëri nga operatoret ekonomik të cilat kanë ofertuar për kontratë nuk ka dorëzuar tender të përgjegjshëm, andaj sipas AKK-së Autoriteti Kontraktues do të duhet të bënte anulimin e procedurës së prokurimit.
“AKK-ja rekomandon Autoritetin Kontraktues që në rast të ritenderimit të këtij aktiviteti të prokurimit të parasheh në dosjen e tenderit mbikëqyrjen e vazhdueshme të sistemit të shitjes së biletave. Konsiderojmë se veprimet e autoritetit Kontraktues bien ndesh me nenin 7 barazia në trajtim dhe jo diskriminim, nenin 27dosja e tenderit, nenin 32 rregullat e përgjithshme, nenin 59 ekzaminimi, vlerësimi dhe ekzaminimi i tenderëve dhe neni 61 tenderët jo normalisht të ulet. Konsiderojmë se shkelje të tilla nuk duhet lejuar në procedura të prokurimit, andaj AKK-ja rekomandon anulimin e kësaj procedure të prokurimit dhe kërkon nga Autoriteti Kontraktues që ti shmang praktikat e tilla në të ardhmen” thuhet në fund të vendimit.
Për shkak të shkeljeve që kanë ndodhur gjatë procesit, para pakë kohesh edhe policia e Kosovës patë nisur një hetim ndaj disa zyrtareve të Organit Shqyrtues të Prokurimit, dhe Agjencisë Qendrore të Prokurimit.
Për shkak të korrektësisë më poshtë gjeni komplet opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, drejtuar Agjencisë Qendrore të Prokurimit.
Monday, 19 October 2015 08:45