Lajme Shqip Monday, 19 October 2015 11:14

Rita Ora dhe Travis Baker i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Mediat britanike kanë shkruar se ka qenë rokeri ai që ka kërkuar që gjithçka mes çiftit të përfundojë.

“Mirror”, cuke cituar Bakerin, shkruan se rokeri i “Blink 182” nuk është gati për një lidhje serioze, ashtu siç e mendonte Rita, duke bërë që lidhja të përfundojë vetëm pas 3 javësh.

“Nuk kam ndonjë dëshirë të madhe për të qenë në një lidhje 24/7”, citohet Baker, transmeton tch.

Ora dhe Baker ishin takuar në një ndeshje basketbolli në Los Anxhelos dhe që nga atëherë ata ishin në një lidhje.