Lajme Shqip Monday, 19 October 2015 08:23

Këngëtarja e njohur britanike ka “vjedhur” vëmendjen nga spektakli i madh “X Factor” duke paralajmëruar këngën e re në kohën e reklamave.

Në promon para hapjes së “X Factor”, në ekran kishte dalë teksti i një kënge, që këndohej nga Adele.

Kjo pritet të jetë kënga e parë që prej “Skyfall” të vitit 2012.

Pavarësisht këtij paralajmërimi, akoma nuk ka asgjë zyrtare nga ana e përfaqësuesve të këngëtares.

Albumi i fundit i këngëtares “21” ishte lansuar në vitin 2011.