Lajme Shqip Monday, 19 October 2015 08:05

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri e ka vlerësuar ngjarje të rëndësishme për vendin fillimin e procesit të rivitalizimit të urës së Ibrit. Ajo ka thënë se falë dialogut të Brukselit, pas 15 vjetësh bashkimi i Mitrovicës po bëhet në frymë demokratike dhe paqësore, shkruan “Epoka e re”.

Tahiri ka bërë me dije se rivitalizimi i urës do të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm, kur ura do të hapet për të gjithë dhe do të jetë një rrugë nacionale sikurse ka qenë përpara.