Edhepse të ndarë, Tuna dhe Cozman ende ndajnë shumë momente bashkë që nuk mund të fshihen.
Projektet e përbashkëta dhe puna bashkë deri në ditët e fundit para ndarjes e edhe më pas bëjnë që ne t shohim ende Tunën dhe Cozman bashkë.
Në fillim ishte pjesëmarrja e tyre në sfilatën e KZT në javën e modës në Londër ndërsa tani Tuna ka publikuar një fotografi të ekipit të saj realizues të projektit “Knocks me out”, transmeton lajmi.net.
Pjesë e këtij projekti ishte edhe Cozman dhe në foton e publikuar shihet edhe reperi, madje pran Tunës, ndërsa publiku ende ka shpresë se ata, me gjithë raportimet, nuk janë ndarë.
Ose të paktën ata dëshirojnë që çifti ‘Fenix’ të jenë ende bashkë.
Sunday, 18 October 2015 14:48 
