Lajme Shqip Sunday, 18 October 2015 11:52

Fotografitë e bëra në mëngjesin e sotëm paraqesin urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, lirimi dhe rivitalizimi i së cilës duhej të niste dje.

Nga të dyja anët e urës vërehen barriera të metalta, të vendosura dje nga kompania e kontraktuar nga Bashkimi Evropian, me rastin e punimeve për riparimin e urës në Mitrovicë dhe pjesës rreth saj.

Riparimi i urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe largimi i ‘parkut të paqes’ është plan i financuar nga Bashkimi Evropian, dhe duhet të përfundojë deri në qershor të vitit 2016.