Adem Demaci i ka bërë bashkë Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin. Ata janë ulur afër njëri-tjetrit sonte në Kinemanë ABC.
I pari kryetar i Kuvendit dhe nënkryetar i PDK’së, ndërsa i dyti kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, kanë marrë pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar për simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaqi.
Dikur bashkë në PDK, Veseli dhe Krasniqi tash janë kundërshtarë në politikë. Madje, Krasniqi shpesh në deklaratat e tij akuzon krerët e PDK-së për jotransparencë.
Afër Krasniqit është ulur edhe akademik Rexhep Qosja, ndërkaq të pranishëm ishin edhe zyrtarë të partive tjera e edhe ish-të burgosur politikë
Sunday, 18 October 2015 00:01