Lajme Shqip Saturday, 17 October 2015 08:37

Cristiano Ronaldo duket se ka kalua një kohë shumë të mirë me modelen braziliane, Alessandra Ambrosio

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka postuar një video dhe foto në rrjetin social Facebook ku ka shkruar se ishte fantastike të punosh me engjëllin Alessandra Ambrosio, duke shtuar se së shpejti do të ketë edhe gjëra të reja.

“Ishte fantastike të punoj me këtë engjëllin, Alessandra Ambrosio. Kishim shumë argëtim. Gjëra të tjera së shpejti”, ka shkruar Ronaldo.

Ambrosio është modele e Victoria Secret, kurse është modelja e gjashtë më e paguar sipas listës së publikuar nga Forbes.