Lajme Shqip Saturday, 17 October 2015 08:24

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se revitalizimi i urës së Mitrovicës dhe hapësirës përreth saj do të nis sot pasdite.

“Kontraktuesi i BE-së do të mbyllë të dy anët e urës me barriera dhe vendin e ndërtimit me gardh. Punët ndërtimore në këtë urë do të kryhen duke iu qasur vendit të punimeve përmes rrugës nga ana jugore”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.

Bëhet e ditur se gjatë kohës së revitalizimit, njëra anë e urës do të ketë qasje për kalimtarët.

Samuel Zhbogar, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë ka lavdëruar durimin e të dyja palëve, duke veçuar kryetarët Agim Bahtiri e Goran Rakiq për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre të treguar gjatë ditëve të kaluara.

Zyra e BE-së në Kosovë do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me këto dy komuna gjatë gjithë procesit për të monitoruar dhe rishikuar zhvillimet. Ajo po ashtu do ta informojë publikun e Kosovës për çështjet përkatëse.

Revitalizimi i urës së Mitrovicës është paraparë me marrëveshjen për lir inë e lëvizjes të arritur më 25 gusht 2015 në mes të Prishtinës dhe Beogradit.