Lajme Shqip Friday, 16 October 2015 14:52

Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk do të ulen për të diskutuar me pozitën në rast se ata vazhdojnë të këmbëngulin se nuk do të ndryshohet asnjë prejse në marrëveshjen e 25 gushtit.

Konjufca në një konferencë për media theksoi se ata do të diskutojnë me pozitën vetëm në rast se bëhet e mundshme rishqyrtimi i marrëveshjes.

Konjufca foli po ashtu edhe për veriun e Kosovës, raporton KP. Ai shtoi se me këtë marrëveshje, veriut të Mitrovicës do t’iu bashkohet edhe lagjja Suhafdoll, qytetarët e së cilës janë kundër kësaj.