Shqyrtimi i kërkesës për pranimin e Kosovës në UNESCO do të ishte në kundërshtim me Rezolutën 1244, konsideron udhëheqësi i Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) Heinz-Christian Strache.
Sipas medieve serbe, ai ka thënë se me rastin e përpjekjeve të Kosovës për t’u bërë anëtare e UNESCO-s, ka një rezolutë ndërkombëtare ligjërisht të detyrueshme, e cila do të “dhunohej”, transmeton Telegrafi.
“Evropa duhet të tregojë fytyrën e vërtetë nëse ajo e dëshiron Serbinë në familjen evropiane. Dhe cilat janë vlerat që promovojnë, në qoftë se e lejon të ashtuquajturin shtet të Kosovës – vend i cili në vend se të ruante kishat dhe manastiret serbe, në fakt i ka shikuar duke u djegur ato”, thotë Strache.
Friday, 16 October 2015 11:55