Policia ka ndërhyrë sot për të zhbllokuar Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, që mbahej i bllokuar nga studentët, të cilët kërkojnë më shumë afate për provime dhe kushte më të mira për studim.
Policia ka vendosur një kordon midis protestuesve jo të shumët në numër dhe hyrjes në rektorat – studentët janë lejuar të protestojnë në oborrin e Rektoratit, transmeton Koha.net.
Protesta është e organizuar nga Parlamenti Studentor.
Rektori Ramadan Zejnullahu gëzon mbështetje të gjerë nga segmente të brendshme e ndërkombëtare si dhe nga shoqëria civile në përpjekjet e tij për të rikthyer vlerat dhe seriozitetin në Universitetin e Prishtinës.
Friday, 16 October 2015 11:34