Lajme Shqip Friday, 16 October 2015 09:32

Në Kuala Lumpur, Malajzi,është arrestuar Ardit Ferizi, nga Kosova, me dyshimin se ka dhënë informacione të ShBA për Shtetin Islamik.

 Shefi i policisë malajziane, Halid Abu Bakar, siç transmetojnë medie të Beogradit, ka kumtuar mbrëmë se Ferizi, 20 vjeçar, është arrestuar më 15 shtator të këtij viti.

Ferizi dyshohet të jetë në kontakt me njërin nga udhëheqësit e shtetit islamik në Siri dhe se pa hakimit të disa serverëve ka zbuluar informacionet për pjesëtarë e shërbimeve amerikane, përcjell Koha.net.

Halid ka thënë se Ferizi kishte arritur në Malajzi në gushtin vitit 2014 dhe se ai do t’i dorëzohet ShBA

State Departamenti amerikania kumtuar se beson se Ferizi është lider i grupeve kosovare të hakerëve.