Forcat e Sigurisë së Kosovës do të kenë sot ditën e fundit të ushtrimit fushor “Shqiponja 4”, e operacionet teknike të sotme do të përcillen nga personalitete të larta vendore dhe ndërkombëtare.
Ky ushtrim do të zhvillohet sot nga ora 09:30, në Jezercë të komunës së Ferizajt.
FSK-ja me këtë ushtrim ka për qëllim testimin e aftësive të stafit taktik dhe operacional në nivel batalioni.
Njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë ushtrimit do t’i vizitojnë: presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ministri i MFSK-së, Haki Demolli, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta, Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Drejtori i Ekipit Ndërlidhës Këshillues i NATO-s për FSK-në, drejtori i Ekipit Këshillues të NATO-s për MFSK-në, drejtori i Policisë së Kosovës, kryetarët e komunës së Ferizajt dhe Suharekës, si dhe oficerë të lartë vendor dhe ndërkombëtar.
Objektiv i Ushtrimit është trajnimi i liderëve dhe njësive për Detyrat Kolektive, me qëllim të realizimit të operacioneve komplekse në mbështetje të autoriteteve civile në fazën e Planifikimit, Ekzekutimit si dhe atë të Analizimit.
Friday, 16 October 2015 08:02