Lajme Shqip Thursday, 15 October 2015 18:21

Rita Ora është fytyra e re e brendit për të brendshmet e femrave – Tezenis.

Ajo momentalisht po realizon një set fotografish por edhe video për kampanjën e re nga firma.

Në forma të bukura trupore, ajo shihet me një xhaketë e më pas edhe me sytjena të zeza.

Këngëtarja 24 vjeçare së fundmi ka qëndruar për pak ditë në Kosovë, ndërsa bashkëpunimi me brendin italian ka ardhur si befasi për fansat e saj.