Lajme Shqip Thursday, 15 October 2015 16:04

Zëvendësambasadorja e SHBA-ve, Jennifer Bachus, e ka lutur kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe qytetarët e komunës së Mitrovicës që të kenë durim edhe 48 orë.

Pas këtij afati sipas zëvendësambasadores Bachus punimet do të fillojnë me revitlaizimin e urës së Ibrit.

Pyetjes së gazetarëve nëse revitalizimi i urës do të bëhet sipas hartës së kryetarit Agim Bahtiri apo atij të Mitrovicës veriore Goran Rakiq, ajo tha se punimet do të zhvillohen në atë formë që do të jenë në përputhje me ligjet e Kosovës.

Ndryshe më herët është paralajmëruar që në Mitrovicë të jetë ambasadori amerikan Greg Delawie, por ai e ka dërguar në Mitrovicë zëvendësen e tij.