Lajme Shqip Thursday, 15 October 2015 16:51

Ambasadori amerikan, Greg Delawie dhe e para e shtetit, Atifete Jahjaga janë takuar para pak çastesh në zyrën e Presidentes.

Ambasadori amerikan, pas takimit me presidenten Jahajga ka bërë thirrje që në Kuvendin e Kosovës të kthehet normaliteti. pasi sipas tij, aty nuk është vendi ku përdoren armët por sipas tij duhet të dialogohet.

Delawie ka shtuar se vendi i tij i jep përkrahje të plotë përpjekjeve që institucionet po bëjnë për të vazhduar punën normale.

Ai po ashtu ka thënë se njerëzit përgjegjës duhet t`i kryejnë detyrat që i presin.

Presidentja po ashtu sot është takuar edhe me Kryeministrin Isa Mustafa por ende nuk dihet se për çfarë është diskutuat në takim.

Ndryshe sot ambasada amerikane përmes një e-mail ka paralajmëruar shtetasit e saj që të mos dalin në sheshin “Nënë Tereza” për shkak të protestave të mundshme.