Lajme Shqip Thursday, 15 October 2015 14:50

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli më në fund, pas një shtyrjeje të gjatë kohore, ka mbajtur një konferencën e paralajmëruar të shtypit.

Ai në fillim kërkoi falje për vonesën

“Ne zhvilluam mbledhje me partitë parlamentare dhe me Kryesinë e Kuvendit si dhe me përfaqësues ndërkombëtarë.

Veseli shfaqi keqardhje për gjithë atë që ndodhi sot në Kuvend duke shfaqur shpresën se momente të tilla nuk do të ndodhin më, raporton Koha.net.

Ai në vazhdim lexoi deklaratën e Kryesisë së Kuvendit:

Thirrja për debat nuk po pranohet nga opozita. Gjithë ky tension është mbajtur që të evitohen tensionet, por kjo nuk po respektohet nga opozita. Kuvendi i Kosovës po keqpërdoret nga pakica opozitare dhe po e cenon demokracinë.

Pretendimi i opozitës për të vepruar në emër të popullit nuk është demokratik, thuhet në deklaratë.

Ftojmë gjithë aktorët politikë për tejkalimin e kësaj situate. Unë me kolegë do të përdorim të gjitha mjetet për respektim të Kushtetutës, ligjeve dhe rregullores së Kuvendit.

Deklarata përfundon me falënderimin qytetarët e Kosovës të “cilët kanë qëndruar të qetë dhe të paprovokuar”.