Lajme Shqip Thursday, 15 October 2015 13:51

Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në Sheshin “Ibrahim Rugova”, po vazhdojnë të qëndrojnë disa qytetarë, duke i dal në përkrahje partive opozitare.

Pas bllokimit të seancës së sotme në Kuvend nga gazi lotsjellës i hedhur nga deputetë të partive opozitare në sallë, rreth 150 përkrahës të këtyre partive kanë dal para objektit të legjislativit.

Përkundër prezencës së këtyre protestueseve, gjendja mbetët e qetë.