Zëdhënësi i Komunës së Mitrovicës jugore, Hysni Syla, ka thënë se kryetari Agim Bahitiri pritet të zhvillojë një takim me disa nga ambasadorët e huaj në Kosovë.
Ai nuk ka dhënë detaje se për cilat ambasadorë bëhet fjalë, ndërkaq shtoi se pas takimeve komuna do të dalë me një njoftim zyrtar, njofton Klan Kosova.
Këto zhvillime vijnë pas vendimit të Bashkimi Evropian që të shtyjë për 48 orë fillimin e revitalizimit të urës së Ibrit në Mitrovicë dhe hapësirën përreth saj, e planifikuar për të filluar sot, për t’ju dhënë të gjitha palëve kohë shtesë për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme.
Ndryshe, revitalizimi i urës në Mitrovicë është paraparë me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes e arritur më 25 gusht 2015 në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Thursday, 15 October 2015 12:54