Lajme Shqip Thursday, 15 October 2015 12:04

Në sallën e Kuvendit para se të gjuhej gazi lotsjellës janë parë duke diskutuar deputeti i VV-së, Rexhep Selimi dhe deputetja e AAK-së, Donika Kada Bujupi.

Sipas gazetarit të INFOKUS në ato momente sa kanë qenë duke biseduar, deputeti Selimi është parë duke i dhenë gazin lotsjellës deputetes së AAK-së, Donika Kada–Bujupit.

“Rexhep Selimi, para se me shkur të foltorja e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli i ka dhënë diçka deputetes Donika Kada –Bujupit. Ajo është parë duke e futur në xhep dhe pasi Selimi iu ka bashkëngjitur deputeteve të tjerë të foltorja, deputetja e ka gjuajtur gazin lotsjellës. Me pas Donika ka planifikuar me deputetin Pal Lekajn dhe ajo e ka hedhur gazin lotsjellës”, ka thënë gazetari INFOKUSI-t.